KFC
02LAJME

Asambleistja në Mitrovicë të Veriut thotë se janë marrë çelësat e autoambulancës nga komunarët serbë

 

Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Aida Ferati Doli, me anë të një reagimi në facebook ka thënë se janë marrë çelësat e autoambulancës nga ana e udhëheqjes së re të Komunës së Mitrovicës së Veriut, shkruan Mitropol.

Market Florenti

Sipas saj, ky veprim është “krejtësisht i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm”, duke theksuar se autoambulanca është mjet thelbësor që duhet të jetë çdo ditë dhe çdo orë në dispozicion të qytetarëve, pa pengesa politike apo administrative.

Ferati Doli tha se autoambulanca në fjalë është donacion i Ministrisë së Shëndetësisë për Komunën e Mitrovicës së Veriut, dhënë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve emergjente. Çdo tentim për ta bllokuar funksionimin e saj, sipas saj, përbën “dëm të drejtpërdrejtë ndaj shëndetit publik”.

“As nuk mund të ketë ultimatum ndaj punëtorëve shëndetësorë se ‘nuk do t’i merrni çelësat derisa të vendosim ne’, sepse shëndeti i qytetarëve nuk pret vendime politike dhe nuk mund të përdoret si instrument presioni”, ka deklaruar ajo.

Postimi i plotë:

Reagim në lidhje me marrjen e çelsave nga Komunarët e Mitrovicës së Veriut;

Marrja e çelësave të autoambulancës nga punëtorët shëndetësorë nga ana e udhëheqjes së re të Komunës së Mitrovicës së Veriut është një veprim krejtësisht i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm. Autoambulanca është mjet i domosdoshëm i shërbimit shëndetësor, i cili duhet të jetë çdo ditë dhe çdo orë në dispozicion të qytetarëve, pa ndërprerje dhe pa pengesa administrative apo politike.

Për më tepër kjo autoambulancë është donacion i Ministrisë së Shëndetësisë për Komunën e Mitrovicës së Veriut, dhënë me qëllimin e vetëm që të përmirësojë shërbimet emergjente për qytetarët tanë. Çdo tentim për ta bllokuar funksionimin e saj për arsye të brendshme komunale është dëm i drejtpërdrejtë ndaj shëndetit publik.

Në rastin konkret, nuk mund të ketë ultimatum ndaj punëtorëve shëndetësorë se “nuk do t’i merrni çelësat derisa të vendosim ne” sepse shëndeti i qytetarëve nuk pret vendime politike dhe nuk mund të përdoret si instrument presioni.

Çelësat duhet të kthehen menjëherë bashkë me autoambulancën, në mënyrë që ajo të vazhdojë shërbimin për të cilin është dhënë dhe për të cilin ekziston.

Institucionet shëndetësore dhe punëtorët e tyre duhet të mbështeten dhe jo të pengohen. Çdo veprim që rrezikon qasjen në shërbime emergjente dëmton drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Koha