Medi
02LAJME

Atiq emëron tre drejtorë – një shqiptare, një boshnjake e një serb

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka emëruar tre drejtorë në kabinetin e tij, ku deri më tani dy prej tyre janë femra e një burrë.

Atiq bëri të ditur se Anesa Çollakoviq është emëruar drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport.

Active 1

“Anesa ka përfunduar studimet master në zhvillimin ndërkombëtar në Ohio University në SHBA dhe ka përvojë me organizata ndërkombëtare dhe joqeveritare në fushën e kulturës rinisë dhe sportit”, bëri të ditur Atiq.

I pari i Mitrovicës së Veriut, si drejtor të Arsimit ka emëruar Vid Janiçijeviq, ku për të tha se “është studiues i historisë dhe arkeologjisë”.

Ndërsa, në pozitën e drejtoreshës për Urbanizëm, Kadastër dhe Gjeodezi, Atiq e ka emëruar Shenaj Llapashticën.

“Shenaji ka studiuar arkitekturë në Mimar Sinan Fine Arts University në Stamboll në Turqi. Shenaj Llapashtica ka përvojë pune shumëvjeçare në drejtorinë e kadastrit dhe urbanizmit”, ka shkruar Atiq.

Aquapark 2