KOSOVËLAJME

Atiq pas sulmit me granatë në objektin e komunës: Po tentojnë të ngjallin frikë – nuk do t’ia dalin

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka reaguar pas sulmit me granatë dore në objektin e kësaj komune.

Ai tha se sulmi i mbrëmshëm ishte terrorist dhe i organizuar, teksa shtoi se “këto akte kriminale që tentojnë të ngjallin frikë nuk do t’ia dalin”.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

“Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla. Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Atiqit.

Kujtojmë se mbrëmë objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me granatë dore të llojit M75, ku si pasojë janë dëmtuar dy vetura të policisë.