KOSOVËLAJME

ATK: Për tetë muaj 62.9 milionë euro më shumë

Administrata e Tatimore e Kosovës ka njoiftuar se për tetë muaj, respektivisht për periudhën janar-gusht, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ka inkasuar 62.9 milionë euro më shumë.

Roadside
Market Florenti

ATK thotë se totali i të hyrave ka arritur në 642 milionë euro nga tatimet e që shënon kështu rritje të qëndrueshme.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

Njoftimi i plotë:

62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024 kanë shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të hyrat për këtë periudhë janë rritur për 62.9 milionë euro, duke reflektuar pozitivisht në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e performancës dhe zbatimin e reformave strategjike.

Totali i të hyrave të inkasuara ka arritur në 642.0 milionë euro tatime, duke shënuar kështu rritje të qëndrueshme për buxhetin e shtetit. Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e reformave të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e efektivitetit dhe rritjen e transparencës.

Ndikimi i reformave të ndërmarra përfshinë digjitalizimin e proceseve të punës, trajtimin e borxheve tatimore, krijimin e kanaleve për raportim të rasteve korruptive, luftimin e evazionit tatimor, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënia janë disa nga reformat të cilat kanë ndihmuar në ngritjen e performancës.

ATK mbetet e përkushtuar në forcimin e përmbushjes vullnetare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimin e hendekut tatimor duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë saktë detyrimet tatimore.