KOSOVËLAJME

Audio-incizim: Rilind Gërvalla implikoi direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në një nga skandalet më të mëdha lidhur me lajmin e rrejshëm kundër dy mediave kosovare. Audio incizimi i mbledhjes së bordit të RTK-së, ku dëgjohet Gërvalla duke folur për këtë çështje tashmë është publikuar.

Market Florenti
Roadside

Ai thotë se shkrimin ia ka sjellë AKI-ja dhe se zyrtari që ia ka sjellë atë, ndodhej në Bosnjë në një seminar, ku sipas tij po diskutohej shumë për artikullin e rrejshëm të një portali boshnjak kundër dy mediave të Kosovës.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Kjo audio zbulon se si AKI-ja dhe televizioni i kapur nga pushteti përfshihen në një makineri të rrezikshme kundër mediave që i konsiderojnë kundërshtare.

Drejtori i RTK-së, i lidhur me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka pranuar se lajmi i rrejshëm i pseudo-mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë, i ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.

Sipas Rilind Gërvallës, AKI-ja e drejton një sektor që operon në fushën e sigurisë kombëtare dhe lajmeve të rrejshme, një lëvizje të cilën kryeministri Albin Kurti e ka formësuar si “luftë hibride”.

Ky seksion i AKI-së, thekson Gervalla, “ka bashkëpunuar rregullisht me RTK-në”.

Të gjitha këto i ka pranuar Rilind Gërvalla, njeriu i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje që udhëheq me Radio Televizionin e Kosovës, në një raportim të tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të RTK-së në 23 korrik.

Paparaci e ka publikuar audio-incizimin e plotë të mbledhjes, në të cilin Gërvalla ka pohuar se lajmi është përkthyer dhe botuar nga RTK-ja pas konsultimit me një zyrtar të AKI-së.

“Neve na u ka dukë se është lajm se duhet të pasqyrohet dhe në momentit kur ty të vjen prej një agjencioni shtetëror [AKI-së, v.j] që kanë organe verifikimi dhe analizash për këto çështje”, ka thënë Gërvalla.

“Normalisht që ne e kemi pranu si të bazuar në fakte edhe natyrisht një ndër fjalitë e diskutimit që e kemi pas me personin që është caktu përgjegjës për mediat dhe për takimet me to, ai ishte në një seminar, po supozoj se që atje në vendin ku është bërë lajmi, edhe tha po diskutohet shumë këtu [në Bosnjë e Hercegovinë, v.j] edhe natyrisht ka dalë kjo në portale këtu edhe normalisht që është mirë që të publikohet”, thotë Gërvalla.