KOSOVËLAJME

Automjetet ushtarake gjermane u futën në Kosovë, KFOR: S’ka të bëjë me veriun

Të shtunën, automjete ushtarake nga Gjermania janë futur në Kosovë, përmes linjës hekurudhore në Hanin e Elezit.

Pamjet janë publikuar në disa media.

Këto lëvizje sipas KFOR-it nuk kanë të bëjnë me situatë në veri.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Në një përgjigje për Klankosova.tv misioni i NATO-s në Kosovë thekson se këto janë lëvizje normale logjistike.

Kujtojmë se në tetorin e vitit të kaluar Gjermania miratoi dërgimin e 150 ushtarëve në Kosovë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, pati thënë se kontigjenti i ushtarëve do të vinte në prill të 2024-tës.

Aktualisht, prezenca e KFOR-it në Kosovë shtrihet me 4 mijë e 500 trupa.