TEB
KOSOVËLAJME

AUV bënë thirrje që kurbanët të therren në therrtore të licensuara

Në prag të Festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë thirrje që kurbanët të therren vetëm në therrtoret e licensuara, shkruan Mitropol.

TEBTEB

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, për Ekonomia Online, tha se do të merren masa ligjore nëse nuk therren kafshët në therrtoret e licensuara.

TEB

“Therja jashtë ambienteve që nuk i plotësojnë kushtet teknike, sanitare, higjienike, jo vetëm që bie ndesh me legjislacionin në fuqi, por edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.”, tha Thaçi.

“Vitet e fundit kemi një ndryshim pozitiv. Fermerët edhe bagëtitë e tyre që i mbajnë për therje po i dërgojnë në thertore të licencuara, sepse edhe ata vetë e kanë parë që kjo therje gjithmonë është fillimisht e sigurt, pastaj edhe është në respektim të gjithë legjislacionit të aplikuar në Kosovë,” shtoi tutje ai.

TEB