Active 2
KOSOVËLAJME

AUV-i ndalon importimin e dhive dhe deleve nga Kukësi dhe Shkodra në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka ndaluar importimin e dhive dhe deleve nga Kukësi dhe Shkodra në Kosovë, për shkak të shpërndarjes së sëmundjes se murtajës se bagëtive të imta PPR (Peste des Petits Ruminants), shkruan Mitropol.

Agjencia njofton se “Peste des petits ruminants, e njohur zakonisht si murtaja e deleve infekton kryesisht ripërtypësit e vegjël si dhitë dhe delet.”

Weelnes

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri. Pas lajmërimit për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) tek kafshët e llojit të dhisë në Qarkun e Shkodrës në Republikën e Shqipërisë.”, shkruan kjo agjenci.

“Autoritetet kufitare do të shtojnë masat e kontrollit në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Kosovës”, thotë AUV-i.

Active