Market Florenti
02KOSOVËLAJME

Avni Zahiti për Mitropol: Viktima e vrasjes në Skenderaj është rreth 42 vjeçar

“Mitropol” raportoi sot ekskluzivisht për një vrasje në sheshin e Skënderajt.

TEB

Rasti u konfirmua për “Mitropol” edhe nga Policia e Kosovës.

TEB

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.”, konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.

“Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.”, tha Zahiti.

Burime të “Mitropol” thanë se dyshohet se vrasja ndodhi për motive pronësore dhe se dorasi me viktimën janë familjarë.

Indeksonline raportoi se Hisni Ibishi është dorasi, ndërsa viktima është familjari i tij, Ismet Ibishi./Mitropol/

Koha