Avokati gjerman tregon si të marrësh vizë për bashkimin familjar në Gjermani

Yosif Altundag: Bashkimi familjar për njerëzit që vijnë në Gjermani, sidomos ata nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi etj, rregullohet përmes ligjit të qëndrimit në Gjermani. Nëse një anëtar i familjes jeton në Gjermani, atëherë ka rregullore, në bazë të cilave orientohet bashkimi familjar. Më së shpeshti, kështu e kemi pasur përvojën, janë bashkëshortët, apo baballarët e fëmijëve, ata që vijnë në Gjermani, ju e dini, Gjermania në vitet e fundit ka pasur nevojë për shumë punëtorë. Prandaj u vendos edhe Rregullorja e Ballkanit Perëndimor që e rregullon ligjërisht këtë.










