Avokati Shkoza: Policia e Inspektorët duhet t’i dallojnë personat fizik dhe juridik, i quan arrogantë disa nga ta

{"source":"other","uid":"6B06F2DB-1E6E-4915-BF47-D780DACFBF9F_1630627137853","origin":"unknown","fte_sources":[],"used_sources":"{"sources":[],"version":1}","premium_sources":[],"is_remix":false}
Avokati mitrovicas Armend Shkoza ka reaguar karshi sjelljes arrogante së disa prej inspektorëve dhe policëve që kryejnë inspektime për respektimin e masave COVID-19, shkruan Mitropol.
Sipas Shkozës ata do duhej të edukohen për komunikim me qytetarë dhe t’ua transmetojë ndokush njohuritë bazë për të bërë dallimin në mes të individit si person fizik dhe subjektit afarist (person juridik).
Siç thotë ai, logjika e shprehjes së autoritetit me arogancë nuk është shenjë e drejtësisë. Asnjëherë.
Ky reagim i Shkozës vie pas sjelljes arrogante të Inspektoriatit dhe Policisë së Kosovës me disa subjekte afariste dhe persona fizik në Mitrovicë./Mitropol/








