Avokatja e Naim Murselit: Klienti im në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervistimit në polici

Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, ka treguar se klienti i saj e ka mbaruar sot dëshminë para prokurorisë.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se Murseli e ka mohuar në tërësi version që ka dhënë në polici për ngjarjen.
Sipas saj, Murseli ka mohuar implikimin në ngjarje.
“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë , i cili në tërsi e ka mohuar verzionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë në detaje në shpjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat te cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikerinë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar”, ka thënë ajo.