Premium Store
02KOSOVËLAJME

Babai dhe vëllau iu vranë nga serbët, e sot vet mitrovicasi detyrohet të ikë në mërgim pas 25 vitesh liri

Trendi i largimit të të rinjve kosovar nga atdheu i tyre s’ka të ndalur.

Vendimin për ta lëshuar vendin drejt një jete më të mirë në mërgim sot e mori edhe mitrovicasi Xhevdet Miftari nga fshati Koshtovë, shkruan “Mitropol”.

Aurora Group

Miftari është djalë dhe vëlla dëshmori. Përveç babait, për lirinë e këtij vendi ishte sakrifikuar edhe vëllai i tij vetëm 19 vjeçar, Ahmeti. Miftari njoftoi se sot pas 25 vitesh liri po detyrohet të largohet nga vendlindja për një jetë më të mirë në gurbet.

Postimi i plotë:

Mbas plot 25 Vite që kaluan erdh koha që ta lë vendin për të cilin luftuat, u flijuat dhe Lirinë na dhuruat së bashku me vëllaun!

Erdh koha që të marrë rrugën e mërgimit, atë rrugë pa kthim, për një jetë më të mië për të gjithë familjen. Unë biri yt do të bëjë krenarë gjithë jetën ashtu qysh ti më edukove.

Por mos ti mbes borgj as nënës e cila me mjaftë vuajtje e vështërsi na rriti e na edukoi, ishalla Zoti e shpërblen me shëndet, gëzim e lumturi githë jeten se e meriton shumë. E për politikë s’po flas me prish shkrimin se qe besa kam shumë për të folur….

Koha