Babai i nxënësit që u plagos: Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh t’i them se ata jetojnë në parajsë

Babai i nxënësit të plagosur në tragjedinë e djeshme në Gllogjan , ka bërë një postim prekës për djalin e tij dhe bashkëmoshatarët e tij, që vdiqën pas një sulmi të armatosur në drejtim të një autobusi që po barte nxënës nga Gjakova për në Deçan.
Ai ka njoftuar se djali i tij është zgjuar, por që atij i ka dhënë lajmin e kobshëm për vdekjen e shokut dhe shoqes së tij, teksa u ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që vdiqën gjatë këtij sulmi me armë.
“Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta. Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë” shkruan babai i të plagosurit në Gllogjan.









