
Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Agim Bahtiri i shoqëruar nga kandidati për deputet, Lulzim Hetemi sot ka vizituar banorët e fshatit Çabër, ku edhe mori mbështetje të madhe, shkruan Mitropol.
Bahtiri që në listë mban numrin 81, tha se Çabra nuk ka lëshuar pe as në kohët më të vështira, e nuk lëshon pe as sot.
Postimi i plotë:
Çabra nuk ka lëshuar pe as në kohët më të vështira, e nuk lëshon pe as sot! 🇽🇰
Për ju që nuk e dini: Pas luftes, serbët, jo vetëm që i kanë djegur të gjithë shtëpitë e Çabrës, por edhe me eskavatorë i kanë rrafshuar dhe i kanë mbledhur në një vend, në mënyrë që të mos dihet se kush, ku, e ka pasur trollin e shtëpinë.
Por këta burra e gra, qëndruan heroikisht nëpër tenda, vetëm e vetëm që mos ta lëshojnë këtë vend.
Mirënjohës tërë jetën ndaj këtyre qëndrestarëve!
AB








