
Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, më shumë se për të ardhmen e qytetit të Mitrovicës, ka folur për vështirsitë që ka pasur për të hyrë dhe qeverisur me qytetin e Mitrovicës, duke përsëritur shumë herë se menaxhimi i këtij qyteti është specifik, çka i bëri përshtypje edhe moderatorit të debatit.
Ndërsa pretendenti kryesor që vjen prej PDK, ish-ministri Bedri Hamza, përmes raporteve të pavarura të auditimit i nxorri rezultate komplet të kundërta me ato që pohoi kryetari aktual, Agim Bahtiri.
“A mund të na flasësh për të ardhmen e qytetit sepse qe 5 herë e përsërite se është specifik?”, i tha gazetari.
Ai foli për kërcënime nga nëntoka apo SHIK po pa ofruar fakte konkrete, me gjithë insistimin e analistëve.
Në debatin zgjedhor që u zhvillua në ATV, ndërmjet kryetarit Agim Bahtiri, ai e ekzagjeroi rolin e tij duke pretenduar se ka arritur të sigurojë paqe, normalitet.
“Para meje s’ka pase fotografi tjetër veç urës ndërsa tani kemi kërkuar dhe kemi arritur paqe. Ne do ti çojmë proceset përpara me kryeministrin e tanishëm dhe që do jetë për shumë vjet”, tha kryetari aktual Agim Bahtiri.
Edhe analisti në emision saktësoi se mori përsipër dhe foli më shumë për gjëra që i takojnë pushtetit qendror.
“U kon shtet i kapur, dhe del një kryetar që hyn mes SHIK kishte kërcënime në facebook. Hetuesia nuk ka zbuluar asgjë”, ka theksuar Bahtiri.
I pyetur nëse ka shkuar te kryeministri për këto atakime, ai tha se këto kanë ndodhur në 2014 por se do të kërkojë që të hetohen këto raste.
Duke folur për menaxhimin ai tha se para 8 vitesh e kishte marrë me mbi 2 milionë euro borxh, ndërsa tani janë rreth 600 mijë.
Fajin për borxhet ai u mundua t’ia hedhë shpenzimeve të qeverive.
“Nuk ka qenë më mirë asnjëherë pastërtia i qytetit”, tha tutje Bahtiri.
Përveç borxheve publike, ai u pyet edhe për borxhet ndaj kompanive të vogla, të cilat komuna është duke u vonuar për pagesë.
Duke përmendur mundësinë që të fitojë ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, ai tha kurrë Mitrovica nuk e voton Hamzën sepse ai ka qenë prej 20 vitesh në pushtet sikur ish-kryetari.
“Nuk janë pak 8 vjet. Komuna e Mitrovicës ka pasur shumëpak zhvillime dhe këto i dokumentojë me fakte të Auditorit. Ka shkleje tepër të rënda që fillojnë nga punësimet, prokurimet”, tha Bedri Hamza, i nominuari i PDK-së për kryetar të Mitrovicës.
Ai foli për tejkalimet e kontratave si ajo e shtratit Sitnica prej mbi 2 milionë euro dhe futjen e komunës në borxhe të përballueshme.
“Vitet e fundit Komuna e Mitrovicës në dështimin e kontratave dhe keqmenaxhimit vetëm kamata ka paguar 800 mijë euro”, tha Hamza.
Sipas tij, borxhet aktuale janë mbi 2 milion euro ndërsa pagesat për bizneset vonohen nga 55 deri në 174 ditë.
“Halla e sporteve është modeluar kur isha ministër. 14 milionë nga BE, 8 milion nga qeveria e Kosovës kur isha unë ndërsa komuna duhej të merrte pjesë me 500 mijë euro. Por halla e sporteve nuk është aktivizuar ende”, vijoi Hamza duke potencuar se asnjë shkollë fatkeqësisht nuk është ndërtuar nga Komuna e Mitrovicës.
I pyetur nga gazetarët për akuzat dhe kërcēnimet, ai tha se këto janë për konsum politikë ndërsa nëse ka konkrete diçka, ai duhet të prezentojë së paku një dokument.
“Kur s’mundesh me folë për rezultate do flasësh për gjëra të paqena. Shiheni nga dokumentet nē 2016 tê hyrat ishin 2.1 milionë ndërsa 2020 janë vetëm 2.2 milionë. Nuk janë rritur fare dhe kjo destimulon paguesit vullnetarë.”
Ai poashtu argumentoi edhe për rëniem e investimeve kapitale.
“Miliona euro janē humbur nga kontratat e menaxhuara keq dhe këto do duhet të paguhen”, tha Hamza.







