
Deputeti mitrovicas nga LVV, Agim Bahtiri me anë të një postimi në facebook ka shprehur mbështetje për Kandidatin për kryetar komune në Vushtrri nga LVV, Sylejman Mehollin, shkruan Mitropol.
Bahtiri tha se Sylejman Meholli është burrë që nuk e sheh pushtetin si interes, por si shërbim ndaj qytetarëve.
Postimi i plotë:
Vushtrria ka nevojë për njeri si Dr.Sylejman Meholli, vizionar, i guximshëm e i pakorruptuar. Burrë që flet pak, por vepron shumë. Ai nuk e sheh pushtetin si interes, por si shërbim ndaj qytetarëve.
Me Dr.Sylejmanin, Vushtrria ka drejtim, besë e dinjitet.
Bashkë për Vushtrrinë!
AB








