
Pas problemeve të paraqitura në procesin e numërimit të votave në Mitrovicë dje, ku kryesuesit e PDK-së dhe partive të koalicionit thonë se vërejtën parregullsi andaj edhe e ndërprenë punën, me ç’rast u detyrua ndërhyrja nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka reaguar Agim Bahtiri.
Ai tha se Mitrovica është e qytetarëve, jo e banditëve, jo e kryeprokurorëve, duke thënë se zhvatësit dhe manipuluesit që kanë vjedhur e manipuluar me vite Mitrovicën, po tentojnë që përmes ndihmes së kryeprokurorëve, të manipulojnë kinse janë vjedhur votat.
Postimi:
MITROVICA E QYTETARËVE, JO E BANDITËVE, JO E KRYEPROKURORËVE!
Zhvatësit dhe manipuluesit që kanë vjedhur e manipuluar me vite Mitrovicën, po tentojnë që përmes ndihmes së kryeprokurorëve, të manipulojnë kinse janë vjedhur votat.
Kushdo që mendon se mund të blejë drejtësinë, le ta dijë mirë:
Koha e frikës ka mbaruar.
Koha e llogaridhënies ka filluar.
KQZ është e përbërë nga anëtarë të të gjithë partive politike. Konform kësaj, KQZ është ajo që merr vendim për çertifikimin e zgjedhjeve, e jo Prokuroria apo grupet e interesit.
AB







