Aurora Group
KOSOVËLAJME

Bajqinovci: Është ditur që Kurti s’do takohej me Vuçiqin, Serbia po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, në një prononcim ka komentuar takimin në kuadër të dialogut në Bruksel në mes të Kosovës e Serbisë dhe vendosjen e tri kushteve të Kurtit për takim me Vuçiqin.

Ai thotë se ka qenë e ditur se s’do të ketë takim direkt.

Medi

“Po kjo ka qenë e ditur nuk është sot, kryeministri Kurti nuk ka dashur të takohet pa u plotësuar këto kushte të cilat i ka bërë publike dje. Ishte e ditur që s’do të ketë takim direkt dhe përfundoi ashtu si e patë edhe ju dhe nuk e besoj se Serbia është e gatshme që ta nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit, kjo tashmë po dihet, po bëhen gati 1 vit dhe Serbia po i ikën nënshkrim të saj”, thotë ai.

Sipas deputetit, pavarësisht datës për një takim tjetër, Serbia po ikën nga nënshkrimi i marrëveshjes.

“Pavarësisht se cilën datë do ta takojnë, Serbia po ikën nga nënshkrimi i marrëveshjes, ajo nuk është e gatshme, por më e keqja se Serbia s’po ka masa për Serbinë por ka pasur për Kosovën”, vlerëson Bajqinovci.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të Stanos për sulmin e Banjskës, ai i quan ato të pavërteta, teksa thotë se po shihet hapur që BE s’dëshiron t’i vë masa Serbisë.

“Është e pavërtetë ajo që deklaron Peter Stano pasi ka raport me mbi 40 faqe dhe aty janë të përshkruara me dokumentacion dhe gjithçka për këtë sulm dhe nuk e di se çfarë raporti duhet tjetër kur Qeveria ua ka dërguar atë. Andaj, hapur po shihet se nuk kanë interes BE që t’i vënë masa Serbia, ka qenë vetëm një rezolutë e cila ka kritikuar Serbinë, e ka gjykuar Serbinë por asgjë tjetër, ka qenë vetëm sa për t’u dukur. Raporti është por nuk është marrë shumë seriozisht nga BE dhe ajo po del me deklarata shumë qesharake se s’kanë raport”, potencon ai.

Deputeti pret që reflektim nga BE-ja dhe heqje të masave ndaj Kosovës.

“Besoj që po, presim që BE të reflektojë, masat është dashur t’i vendosen Serbisë dhe jo Kosovës”, deklaron deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci./GazetaBlic

Active 1