
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është e ndikuar politikisht nga LDK-ja e PDK-ja, shkruan Mitropol.
Ai, duke u bazuar në deklaratën e Berat Rukiqit të vitit 2019 se bizneset do të mbyllen me 1 prill, i cili ishte asokohe kryetari i OEK-ut, tha se sot është anëtar kryesie i LDK-së.
Ndërsa, duke u bazuar në deklaratën e kryetarit të sotëm të OEK, Naser Rafuna, se shumica e bizneseve do të mbyllen po dolën në treg të lirë të energjisë elektrike, shtoi se Rafuna është ish-kandidat për deputet nga PDK, duke shtuar se “këta veç të pavarur nuk janë”.
Postimi i plotë:
LDK e PDK me ndërrime në Odën Ekonomike të Kosovës
2019 – Rukiqi: Nëse deri me 1 prill nuk liberalizohet tregu i energjisë, shumica e bizneseve do të mbyllen.
• Tash anëtar Kryesie i LDK-së.
2025 – Rafuna: Nese liberalizohet tregu i energjise elektrike, shumica e bizneseve do te mbyllen.
• Ish-Kandidat për deputet nga PDK.
Këta veç të pavarur nuk janë.







