LAJME

Bajqinovci: Për urën e Ibrit po reagojnë ata që kanë hequr dorë totalisht nga veriu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se ndaj hapjes së urës së Ibrit po reagojnë ata që kanë hequr dorë nga veriu i Kosovës.

Roadside
Market Florenti

Në një postim në Facebook, Bajqinovci ka thënë se “as me i kërku me hetuesi nuk paraqiten më mirë sesa ata vetë me reagime për urën. Një nga një përditë shfaqen ata që vetë jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për urën, por patën hequr dorë totalisht nga veriut”.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

“Pasi fillimisht gënjyen mjekët, gënjyen banorët kur 11 mijë shqiptarë ju dëbuan nga aty, e sollën listën serbe, dhe në fund thanë se ajo anë është dhuratë e Rankoviqit”, ka shkruar tutje deputeti i VV-së.

Ai u ka kërkuar njerëzve që t’i ndjekin me vëmendje veprimet e atyre që po reagojnë për urën e Ibrit.

“Veç shihni më vëmendje se si shesin mend tash e kujtoni çka bënë ata në të kaluarën”, ka shkruar ai.