Premium Store
KOSOVËLAJME

Bajrami i reagon Muratit rreth “rritjes së cilësisë së jetës”: Me propagandë s’mund të qeverisni më

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të financave, Hekurat Muratit, i cili gjatë ditës së sotme tha se jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, ky është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në vend.

Aurora Group

E Hykmete Bajrami e ka quajtur këtë konstatim të ministrit si një “mashtrim” të radhës, duke thënë se Kosova po vazhdon të tkurret nga ikja e të rinjve.

“Partia e propagandës merret me raporte për perceptimin e jetëgjatësisë në kohën kur Kosova vazhdon të tkurret nga ikja e të rinjve. Derisa po tentojnë të mashtrojnë qytetarët se është rritur “cilësia e jetës në Kosovë”, partisë së propagandës po ia kujtoj se për gati katër vjet s’ka sjellë asnjë investim serioz të huaj; s’ka investime kapitale; s’ka rrugë të përfunduara siç i mashtronin qytetarët gjatë fushatës se brenda një viti do të përfundojnë rrugën për Podujevë, për Gjilan, për Mitrovicë etj”, ka shkruar ajo.

Tutje Bajrami ia ka listuar edhe disa nga dështimet sipas saj të kësaj Qeverie, duke e përmendur dështimin e Kosovës për anëtarësim të Kosovë në Këshillin e Evropës, e po ashtu edhe humbjen e qindra milionave për shkak të sanksioneve nga BE-ja.

“Ende është i freskët dështimi i Qeverisë për ta anëtarësuar Republikën e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka heshtje dhe miratim nga partia e mashtrimit dhe propagandës për Shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes që koordinohet me Radojçiqin. Duhet rikujtuar se shkaku i kësaj Qeverie, Kosova vazhdon të humbë qindra miliona euro nga sanksionet e BE-së. Partia e propagandës dhe mashtrimeve nuk ia solli asnjë njohje Kosovës për gati katër vjet keqqeverisje. Qeveria po vazhdon që buxhetin ta ‘alokojë’ te dostat përmes tenderëve njëburimor. Në krye të arsimit kemi një shkelëse të Kushtetutës. Kanë mashtruar që kanë premtuar ndërtimin e 160 çerdheve e ende s’i kanë ndërtuar as 10 prej tyre. Qeveria po vazhdon të ketë ndërhyrje flagrante në institucione të pavarura. Vetëvendosje po vazhdon t’i rehatojë militantët partiakë e familjarët. Nepotizmi ka arritur kulmin”, ka shkruar Bajrami.

Active 1