Premium Store
EKONOMIKOSOVËLAJME

Bajrami: Kosova mbijeton falë remitancave, ne eksportojmë të rinjtë në Evropë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes aktuale ekonomike në vend, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për krijimin e një “tregimi të rremë” për progresin ekonomik.

Në një postim në Facebook, Bajrami shkroi:
“Ekonomia e Kurtit vs realiteti ekonomik. Kosova mbijeton falë remitancave, ne ‘eksportojmë të rinjtë në Evropë’, ata me pagat e tyre financojnë konsumin e familjeve në Kosovë.”

Aquapark 2

Ajo theksoi se, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), deficiti tregtar për periudhën janar–shtator 2025 ka arritur mbi 5.4 miliardë euro, duke u thelluar ndjeshëm.

“Ky është tregimi, ky është realiteti pas të dhënave faktike statistikore: Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për janar-shtator 2025 është mbi 5.4 miliardë euro – po thellohet.”

Bajrami shtoi se vetëm në shtatorin e vitit 2025, deficiti tregtar është rritur për 21.2% krahasuar me shtatorin e vitit 2024.

“Gjatë shtatorit të këtij viti Kosova ka eksportuar 85.8 milionë euro mallëra, ndërsa ka importuar 606.2 milionë euro. Derisa në vitin 2022 eksporti mbulonte importin me 17.7%, janar-shtator 2025 shkalla e mbulueshmërisë së importit me eksport ka rënë në 13.04%. Ky është ‘progresi’ i Qeverisë Kurti. Agjencia e Statistikave të Kosovës funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës”, shkroi deputetja e LDK-së.

Dukato 1