KOSOVËLAJME

Bajrami, Kurtit: S’pate guximin të deklarohesh për dështimin në KiE, tani flet të pavërteta për rritje të vendeve të punës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti i cili ditën e djeshme tha se Qeveria e tij i ka krijuar 87 mijë vende të reja pune.

Bajrami tha se Kurti ka folur të pavërteta, shifra që sipas saj asessi nuk qëndrojnë.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

“E PAVERTËTA E KURTIT QË PESHON 29 MIJË VENDE PUNE Kryeministri Kurti i cili nuk e gjeti guximin të deklarohet për dështimin e tij për ta antarësur Kosovën në Këshillin e Evropës, paska deklaru se Qeveria e tij i ka kriju 87 mijë vende të reja të punës. Kjo është një e pavërtetë e madhe të cilën nuk kanë si e kamufolojnë dezinformuesit qeveritarë dhe ja argumentet: Sipas ATK-së është e vertëtë se Kosova sot ka rreth 415,415 vende pune, por është gjithashtu është e vërtetë se sipas ATK-së në vitin 2020, në kohën e pandemisë Kosova ka pasë 357,161 vende pune, andaj edhe nëse krejt vitin 2021 e llogarisim si vit të Qeversië Kurti numri i vendeve të punës nuk është rritë për 87 mijë sa thotë Kurti, por është rritë 58 mijë. Kjo e pavërtetë peshon hiç me pak se 29 mijë vende pune. Shih tabelën poshtë”, shkroi Bajrami.

Deputetja tha se edhe të dhënat e Trustit konfirmojnë se shifra s’është e saktë.

“Për me tepër nëse ne dëshirojmë me ditë numrin e të punësuarve në vend, me punësim stabil atëherë ka një institucion ku ne mund t’i shohim shifrat dhe ai institicion është Trusti i Kursimeve Pensionale. Trusti është me i besushëm se Administrata Tatimore për faktin se në ATK nëse një person punon në tri ose katër vende, ATK e llogaritë tri, respektivisht katër herë, e të tillë nuk janë pak. Sipas Trustit të Kursimeve Personale në vitin 2022 numri mesatar i llogarive aktive është 331 555, derisa në vitin 2021 kjo shifër ishte 315 722”, shkroi Bajrami.

Ish-ministrja e Financave listoi disa veprime/mosveprime të Qeverisë, të cilat thotë se e vështirësuan klimën biznesore në Kosovë.

“Një fakt tjetër është se Qeveria nuk krijon vende pune, Qeveria e ka për dëtyrë që me kriju klimë të përshtatshme për biznes. E çka ka bërë kjo Qeveri për klimën e biznesit?Unë e sfidoj Kryeministrin Kurti me dalë me tregu dy gjëra që Qeveria e tij i ka bërë për ta lehtësuar klimën e bizneseve. Ndërsa gjatë këtij mandati ka një sërë veprimesh/mosveprime që klimën biznesore në Kosovë e kanë përkeqësu”, shkroi Bajrami.