Medi
02LAJME

BALKAN NEWS TRUCK vie në Mitrovicë si bashkëpunim mes Hibrid.info dhe Mitropol Media – na gjeni në sheshin e qytetit

Sot në Mitrovicë Hibrid.info në bashkëpunim me Mitropol sjell një eksperiencë të veçantë që i fton qytetarët t’i shohin lajmet dhe informacionin nga një këndvështrim i ri.

📍 Çdo ditë, në një qytet tjetër, hapësirat publike do të kthehen në vende takimi për projeksione, kuize dhe diskutime të hapura mbi mënyrën se si krijohet dhe shpërndahet informacioni, si dhe ndikimin që ka ai në jetën tonë të përditshme.

Pellini

Ky udhëtim nuk ndalet vetëm në Kosovë – “Balkan News Truck” po viziton gjithsej 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, nga shtatori deri në nëntor 2025. Një platformë udhëtuese që bashkon ide, debate dhe dialog rreth mediave dhe dezinformimit.

👉 Ejani ta përjetoni nga afër, na gjeni në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë

*Iniciativa Balkan News Truck zbatohet nga CFI – Agjencia Franceze e Zhvillimit të Medias ( @CFImedias ), në partneritet me Fondacionin Metamorfozis për Internetin dhe Shoqërinë ( @Metamorphosis Foundation ), dhe me mbështetjen e Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, si pjesë e projektit Shared Horizons.

Premium Store