Balotazhi po afrohet – Zhduket Armend parashikuesi, nuk del me asnjë prognozë për fitoren e madhe

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i njohur për parashikimet e tij elektorale jo gjithmonë të sakta, ka preferuar heshtjen në prag të raundit të balotazhit që do të zhvillohet me 14 nëntor.
Deputeti mitrovicas, Armend Muja, ka preferuar heshtjen në prag të raundit të dytë zgjedhor në zgjedhjet lokale, duke mos dhënë asnjë parashikim se kush pritet të fitojë në natën e 14 nëntorit.
Muja, i cili në prill të këtiji viti parashikoi triumfin e Vetëvendosjes në 24 komuna, e pastaj në prag të raundit të parë të mbajtur me 17 tetor, deklaroi se subjekti të cilit ai i takon, do të fitonte pa balotazh në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan.
“Lëvizja Vetëvendosje pret një fitore në zgjedhjet lokale. LVV pret një fitore të bindshme, tashmë e konfirmuar edhe nga matjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe nga fryma që dominon” – kishte deklaruar ai.
Në fakt, ky parashikimi doli të ishte një huqje e madhe, duke qenë se Lëvizja Vetëvendosje nuk fitoi asnjë komunë pa balotazh.







