
Banorët e lagjes Bair në Mitrovicë kanë shprehur ankesa lidhur me gjendjen e një rruge aty, shkruan Mitropol.
Ata kanë thënë se një nga pjesët më të frekuentuara të rrugës “Mustafë Shyti” në Bair tash e një muaj është bërë pothuajse e pakalueshme.
Sipas banorëve, në gjendje të tillë rruga ka mbetur tash e një muaj që nga rregullimi i kanalizimit aty.
Ata kanë kërkuar që të merren masa, e të bëhet e qasshme për kalim ajo pjesë e rrugës.








