Medi
02

Banorët e Bajgorës mbajtën tubim për kundërshtimin e iniciativës për ndërtimin e kishës katolike, nënshkruajnë edhe peticion

Profesori nga Mitrovica, Ahmet Musa javë më parë ka filluar një iniciativë për ndërtimin e një kishe katolike në fshatin Bajgorë të këtij qyteti.

Florenti Company

Në lidhje me këtë iniciativë të bashkëfshatarit të tyre, mbrëmë në Bajgorë të Mitrovicë janë mbledhur dhjetëra banorë të fshatit të cilët e kanë kundërshtuar këtë iniciativë, ku njëra ndër arsyet kryesore është se aty nuk banojnë katolik.

TEB

Veriu.info ka siguruar pamje nga tubimi i mbajtur në Bajgorë, ku pjesëmarrës ishin edhe ish ushtarak të UÇK-së në këtë zonë.

Peticionin e mos ndërtimin e kishës katolike në Bajgorë e ka siguruar Veriu.info ku shihet se kanë nënshkruar rreth 50 banorë.

Burime nga tubimi i mbajtur mbrëmë, i kanë thënë portalit Veriu.info se ishte dakordim i përbashkët që për të dielen e ardhshme të ftohet një tubim edhe më masovik, ku do të ftohet të gjithë banorët e fshatit Bajgorë për të diskutuar për kundërshtimin e ndërtimin e kishës katolike.

 

Market Florenti