02LAJMI YT

Banorët e lagjes “Evlia Qelebi” jetojnë si në Bangladesh, në hall me mungesën e kontenjerëve

Rruga “Evlia Qelebi” në qendër të qytetit në Mitrovicë nuk dallon shumë nga lagjet në Bangladesh.

Për shkak të mbipopullimit të lagjes me numër të madh banesash, 4 kontenjerët e vendosur nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti” nuk po mjaftojnë t’i përgjigjen sasisë së madhe të mbeturinave të qytetarëve të zonës, shkruan Mitropol.

Market Florenti

Por ajo çka e bën edhe më të rëndë gjithë këtë situatë është fakti se këta kontenjerë që lehtësisht mund të përhapin ndonjë sëmundje ndodhen përballë shkollës fillore “Eqrem Çabej” e cila frekuentohet çdo ditë nga qindra fëmijë e prindër.

Banorët e lagjes kanë kërkuar rritjen e numrit të kontenjerëve dhe ndërrimin e tyre sa më shpesh që është e mundur, në mënyrë që kontenjerët të jenë të shfrytëzueshëm dhe jo të mbushur deri në kokë./Mitropol/

Weelnes