Medi
02KOSOVËLAJMELAJMI YT

Banorët e Lagjes së Boshnjakëve nga komuna e Erden Atiqit ankohen për veturat dhe plehrat pranë shtëpive

Edhe pse u asfaltua rishtazi, njëra nga rrugët në këtë lagje në veri të Mitrovicës po shndërrohet në rrezik të përditshëm për banorët, shkruan Mitropol.

Shpejtësia e lartë e automjeteve, mungesa e rregullave të qarkullimit dhe kontenjerët e mbeturinave të vendosur pranë shtëpive, kanë bërë që banorët të ndihen të rrezikuar e të injoruar.

London

“Pas asfaltimit kjo rrugë ka problem me shpejtësinë nga automjetet e shumta që kalojnë, nga kontenjerët në rrugë, të cilat janë vendosur tash e sa vite pa kurrfarë rregulle afër shtëpive”, thotë një nga banorët e shqetësuar e kësaj zone, përmes një ankese dërguar redaksisë së Mitropol.

Sipas banorëve, era e rëndë që vjen nga mbeturinat, së bashku me pamjen e shëmtuar e mungesën e sigurisë, e kanë bërë këtë rrugë të pakalueshme, sidomos për fëmijët.

“Çdo ditë kundërmojnë erëra të rënda, edhe pse disa banorë janë ankuar në polici për shpejtësinë e veturave e në komunë për pozicionin e kontenjerëve, asgjë nuk është bërë deri më sot,” shprehen banorët.

Banorët gjithashtu theksojnë se pengesë për adresimin institucional të këtij problemi është edhe përbërja etnike e lagjes.

“Kërkohet peticion nga banorët, por kur dihet se shumica janë serbë dhe nuk japin nënshkrime, është bërë e pamundur realizimi i peticionit”, shprehen banorët shqiptarë të lagjes që ndjehen të neglizhuar nga kryetari Erden Atiq.

Më tej, banorët shprehin mllefin që edhe afërsia me stadiumin nuk e ndihmon gjendjen, pasi aty fëmijët nuk mund të kalojnë as edhe një orë të vetme për shkak të erës së keqe të mbeturinave.

Apeli i banorëve është i qartë, ata duan që institucion që udhëhiqet nga Erden Atiq të merret urgjentisht me këtë rrugë për të ndalur rrezikun nga shpejtësia dhe për të larguar kontenjerët nga afërsia e shtëpive, në mënyrë që kjo lagje të mos mbetet jashtë vëmendjes së kujdesit komunal e qytetar./Mitropol/

Pellini