Dukato 2
02LAJME

Barrikada në Zupç nuk është larguar ende

Barrikada e vendosur në fshatin Zupç, afër fshatit Çabër vazhdon të jetë aty, shkruan “Mitropol”.

Në fotografinë që publikoi Dukagjini shihet se barrikada nuk ka lëvizur nga vendi as gjatë orëve të mbrëmjes së vonshme.

Medi

Veç kësaj, edhe dy kamionët e djegur tek Ura pranë Kërrshit të Dudës vazhdojnë të mbeten aty edhe sonte.

Sot gjatë ditës janë larguar disa nga barrikadat tjera të vendosura në pika të ndryshme të veriut, duke filluar nga ajo në Rudarë, largimi i së cilës filloi në ora 15:00, për të vazhduar me atë në Mitrovicë të Veriut tek Shkolla Teknike e cila u largua posa ra terri.

”Mitropol” ishte në raportim të drejtpërdrejtë nëpër të gjitha pikat ku u bë largimi i mjeteve të përdorura për barrikadim.

Weelnes