Active 2
KOSOVËLAJME

Basha rezervohet për ankesën e Listës Serbe, ndërhyn Haxhiu: Kuvendi është konstituar, kjo është e rëndësishme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha por edhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk kanë dashur të deklarohen shumë rreth ankesës së Listës Serbe në Gjykatë Kushtetuese.

Basha tha se të gjithë kanë të drejtën e ankesë, por që sipas tij për këtë temë nuk mund të flitet pasi ai po merr pjesë në ngjarjen kundër kancerit të gjirit.

Dukato 1

“Jemi vec për një kauzë tjetër, nuk është fer me i adresu çështje tjera kur jemi për kancerin e gjirit. Kanë të drejtë me u anku krejt në Gjykaë Kushtetuese”, tha ai.

Ndërsa pati ndërhyrje nga nënkryetarja Haxhiu, duke u lavderuar në atë se e rëndësishme është që është konstituar Kuvendi.

“Kuvendi është konstituar kjo është e rëndësishme presim votimin e qeverisë”, tha ajo.

Active 1