Bashkëshortja e heroit Agim Hajrizi dhuroi nga 50 euro për 10 nxënës të shkollës ‘Andon Zako Çajupi’ në Mitrovicë

Afërdita Hajrizi, gruaja e heroit kombëtar Agim Hajrizi ka bërë një gjest human në prag të festës së Fitër Bajramit, shkruan ‘Mitropol’.
Ajo ka dhuruar nga 50 euro për 10 nxënës të ShFMU ‘Andon Zako Çajupi’ në Mitrovicë.
Afërdita Hajrizi në të kaluarën ka kontribuar si mësimdhënëse në këtë shkollë.
Ani pse ajo ka preferuar të mbetet anonime për iniciativën e saj, drejtoresha e shkollës, Meli Meha dëshiroi që ta falenderoj publikisht Hajrizin për ndihmën./Mitropol
Njoftimi i plotë:
Aferdita Hajrizi gruaja e heroit tonë kombëtar Agim Hajrizit ,ish mësimdhënëse në shkollën “Andon Zako Çajupi” perveç që dha shumë për lirinë e Kosovës ,ajo me zemrën e saj bujare e humane ajo për 10 nxënës të shkollës sonë dhuroi nga 50 euro .Kërkesa e saj ishte te mbetej anonime,por ishte e imja që te falënderoj nga zemra për ndihmën për familjet dhe nxënësit në nevojë.Te ndihmosh të tjerët është shumë madhështore.Faleminderit e nderuar ,qofshi faqebardhë????????







