Premium Store
02LAJME

Bashkëshortja e Jovanoviq bën thirrje për protestë mbi Urën e Bistricës

Marina Jovanoviq, bashkëshortja e të plagosurit Milan Jovanoviq, ka thënë se bashkëshorti i saj ka qenë njeri i qetë dhe i ndershëm, por ka spekuluar se është qëlluar nga policia e Kosovës pa hezitim dhe ka bërë thirrje për protestë në urën e Bistricës.

Ajo ka ftuar të gjithë në Facebook që t’i bashkohen protestës që e thirri sot në orën 14:00 në vendin ku u plagos bashkëshorti i saj, njofton Kosovo Online, transmeton “Mitropol”.

Dukato 1

“I ndershëm, i nderuar, i pafajshëm, por i pushkatuar. I ftoj të gjithë të mblidhen dhe të protestojnë në datën 12 prill në orën 14:00 në vendin ku u plagos bashkëshorti im”, tha ajo.

Ajo renditi emrat e serbëve të plagosur në Kosovë dhe pyeti se kush ishte i radhës.

“Miljan, Milan, Stefan… Kush është i radhës? Arrestojnë pa prova dhe qëllojnë pa arsye”, vazhdoi tutje spekulimin Jovanoviq.

Active