
Policia e Kosovës raportohet se të martën ka bastisur një bastore ilegale në Zveçan.
Kjo është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se janë konfiskuar disa televizorë, monitorë dhe para, dinarë.
“TV Monitor 14 copë, printer 2, shtëpiza kompjuteri 2, telefon 1 dhe 113.580 dinarë.” – citohet se ka thënë Elshani për Indeks Online.








