
Policia e Kosovës sot ka realizuar një bastisje në rrugën Kralj Petri, tek ndërtesat e ashtuquajtura “Vampirush”, shkruan Mitropol.
Bastisja më saktësisht është bërë në bodrumin e hyrjes së dytë të ndërtesave “Vampirush”, pas pranimit të informacionit se aty ka armë.
“Për të parandaluar asgjësimin apo largimin e provave materiale dhe për shkak të rëndësisë së informacionit, menjëherë kemi shkuar në lokacion.
Gjatë bastisjes në këtë lokacion kemi has në;
3 raketa hedhes krahu,
2 helmeta balistike ushtarake,
2 canta ushtarake,
1 gazmaske dhe 1 antiplumb.”, thuhet në raportin e policisë.
Nga kjo bastisje nuk është arrestuar ose identifikuar ndonjë i dyshuar.








