Active 2
02KOSOVËLAJME

Bastisje në Skenderaj, Policia sekuestron municion – një person në pranga

Policia në Skenderaj, ka realizuar një bastisje në një lokacion në Skenderaj.

Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Premium Store

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin, është arrestuar një person i cili dyshohet se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj.

Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Premium Store