
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, me mbështetjen e Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë zhvilluar një aksion në orët e mbrëmjes në rrugën “Blerim Zuqaku” në Vushtrri, ku është zbuluar një lokal që dyshohej se zhvillonte veprimtari të kundërligjshme.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar aparate dhe mjete të ndryshme që shërbenin për lojëra fati dhe bixhoz të paligjshëm. Të gjitha gjësendet e sekuestruara janë proceduar si prova materiale në kuadër të hetimeve.
Pronari i lokalit është intervistuar nga organet kompetente dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.







