
Gazetari Baton Haxhiu është treguar i pamëshirshëm me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, dhe zyrtarë të PDK’së. Përmes një kolumne, Haxhiu s’ka lënë gjë pa ju thënë atyre.
E ka nisur me kryeministrin Kurti, duke ia kujtuar deklaratën e tij se “kravata është symbol i ndarjes klasore”, për t’ia përmendur më pas rastet kur i njëjti shfaqej me kravatë edhe në temperature të larta.
“Pas kësaj jo që u gropos debati për njerëzit që mbajnë kravata në këtë vend, po Albin Kurti i mësynte edhe livadhet, fushat, arat e zabelet e Kosovës, nga Çakorri deri në fshatrat më të harruar të Kosovës, në 40 gradë celsius, veshur me farmak e kravatë në fyt. Kjo s’është punë veshjesh as shijesh personale: kjo është punë njeriu që ka ndërsyer pa asnjë fre, kundër atyre që mbajnë ora të shtrenjta, kravata me ngjyra, farmerka firmato”, ka shkruar Haxhiu.








