BE edhe më e ashpër, i ndalon mediat dhe fluturimet ruse në territorin e saj, blen armë për Ukrainën

Bashkimi Evropian po e rrit mbështetjen për Ukrainën dhe paralelisht i ka shtuar sanksionet kundër Rusisë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë për media me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell njoftoi se për herë të parë, BE-ja do të blejë armë për Ukrainën dhe do t’ia dërgojë atje.
“Për herë të parë, BE do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve në një vend të sulmuar. Ne gjithashtu po forcojmë sanksionet tona kundër Kremlinit”, njoftoi Ursula von der Leyen.
Ajo e përgëzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se ishte frymëzim për gjithë BE-në








