
Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, përmes një postimi në facebook ka theksuar se synim kryesor të tij ka rikthimin e shpresës tek të rinjët dhe gratë mitrovicase, shkruan Mitropol.
Për të është i papranueshem fakti që gratë mitrovicase, përfshirë këtu nënat, motrat, ballafaqohen me idenë e të rinjëve për largim nga vendi, për ta gjetur një jetë më të mirë.
Ai ka theksuar se me ardhjen e tij kjo nuk do të ndodh më, sepse së bashku me ekipin e tij ata do të marrin përgjegjësi për ta rregulluar situatën në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Isha i nderuar të takoja shumë gra të Mitrovicës, që tërë jetën ia kanë kushtuar familjes, qytetit tonë dhe Kosovës.
Si gra, si nëna, si motra, si shoqe, ato çdo ditë po përballen me dëshirën e të rinjve për ta braktisur Mitrovicën në kërkim të një jete më të mirë.
Ne do ua kthejmë shpresën të rinjve tanë!
Lista jonë në këto zgjedhje është listë gjithëpërfshirëse, me plot të reja dhe të rinj të gatshëm për të marrë përgjegjësi për Mitrovicën tonë!








