
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka ftuar qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës së balotazhit.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen krah kandidatit të PDK-së Arian Tahirit në ora 18:30 në palestrën “Minatori”.
Postimi:
Qytetarë të dashur,
Edhe pak orë na ndajnë nga tubimi përmbyllës i fushatës. Nga palestra “Minatori”, ju bëj thirrje të na bashkoheni sonte në orën 18:30.
Për ty gjithmonë, Mitrovicë! #PDK191








