Medi
02LAJME

Bedri Hamza i tregon dështimet e Agim Bahtirit në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nuk e ka kursyer kryetarin aktual të Mitrovicës, Agim Bahtirin, kur i ka numëruar dështimet e tij, gjithëherë sipas Hamzës.

Hamza ka thënë se nuk janë pak tetë vite për të qeverisë një Komunë për të pasur shumë pak zhvillime pozitive, për të mos thënë asgjë.

Active 1

“Nuk janë pak tetë vite për të qeverisë, kam dëshirë që të kishte të arritura me një konstatim që është dashur të bëjë më shumë por realisht katër vitet e fundit ka pasur shumë pak zhvillime pozitive, ka pasë probleme, ngecje dhe keqqeverisje. Krejt çka i them i bazojë në argumente dhe në shifra zyrtare.”

“Nëse i referohem raporteve të auditorit për vitet, 2017, 18, 19, 20 ka shkelje që është secila më e rëndë se tjetra dhe nuk janë këto formulime të mia por janë të zyres së auditimit”, theksoi Hamza.

“Prej çështjes së punësimit me kontrata pa i respektu procedurat, herë nga 32 veta, herë nga 46 veta, cështjeve të prokurimit, të menaxhimit të kontratave dhe sidomos nëse shikojmë raportet e vitit 2019”, shprehet Hamza.

Dukato 1