Market Florenti
02KOSOVËLAJME

Bedri Hamza me ministren e Jashtme të Gjermanisë del te Ura e Ibrit: Ne e duam Mitrovicën

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, bashkë me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Milan Radojevic kanë pritur ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Hamza në këtë takom po shoqërohej edhe nga nënkryetari, Arian Tahiri. Ai aty i tha ministres gjermane se ai do Mitrovicën, është qytet i bukur dhe se duhet të punohet për gjeneratat e reja.

Medi

“Ne duhet të punojmë për stabilitet, duhet të bëjmë hapa të vogël, e dimë që nuk është e lehtë por është e mundur. Jemi këtu për të siguruar të ardhmen më të mirë për gjeneratat e reja, për fëmijët tanë. Ne e duam Mitrovicën, është qytet i bukur dhe unë jam optimist”, ka thënë Hamza.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se shpreson që herën tjetër të pijnë kafe në jug e të hajnë darkë në veri së bashku./Mitropol/

Weelnes