Market Florenti
02LAJME

Bedri Hamza merr përkrahje edhe nga dega e AAK-së në Mitrovicë

 

Bedri Hamza po vazhdon të takohet me përfaqësuesit e partive politike në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Tripika

Gjatë ditës së sotme ai ka njoftuar se ka takuar edhe përfaqësuesit e AAK-së dega në Mitrovicë prej të cilëve ka marr përkrahje.


Hamza theksoi se edhe ky subjekt ka vendosur ta përkrahë atë në garën për të parin e qytetit.

Njoftimi i plotë:

Një takim miqësor sot kisha edhe me kolegët nga AAK-ja në Mitrovicë, të cilët kanë vendosur të më mbështesin në garën për kryetar. Mitrovica është e para. E duam Mitrovicën dhe me bashkëqytetarët tanë do ta bëjmë vend më të mirë për të jetuar.

I falënderoj strukturat dhe anëtarësinë e AAK-së për besimin dhe mbështetjen!

Weelnes