KFC
02LAJME

Bedri Hamza: Mitrovica ishte qytet që bashkoi Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, përmes një postimi në facebook ka përmendur disa karakteristika të qytetit të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Hamza ka theksuar se Mitrovica ishte qyteti që bashkoi të gjithë Kosovën pa dallime mes zonave të ndryshme.

Medi

Hamza ka shtuar se Mitrovica çdo herë ka qenë qytet i zhvillimit ekonomik, si dhe epiqendër e zhvillimit kulturor dhe emancipimit.

Ndër të tjera Hamza ka theksuar se nën drejtimin e tij synimi është ribashkimi i forcave për t’ia kthyer Mitrovicës shkëlqimin dhe bukurinë.

Postimi i plotë:

Mitrovica për një kohë të gjatë ishte epiqendër e zhvillimit ekonomik, qendër e kulturës dhe emancipimit.

Mitrovica është qyteti i parë në Kosovë që kishte mbledhur familje nga gjithë Kosova, nga Gjakova, Peja, Prizreni, Podujeva, Vushtrria, Gjilani, Skenderaj dhe Kaçaniku.

Mitrovica asnjëherë nuk ka qenë e ndarë në Bajgorë, Drenicë dhe rrafsh i Kosovës. Ishte gjithmonë qytet që bashkoi Kosovën. Vetëm Serbia gjatë viteve të komunizmit kishte krijuar sloganin ndarës “Veri është Kralevë, jugu është Drenicë”.

Tendencat për ta ndarë Mitrovicën në mëhalla e fise janë qasje raciste, të dëmshme dhe përpjekje për ta ricikluar mendësinë e Serbisë që t’i hasmërojë shqiptarët!

Mitrovica nuk i duron ndarjet. Prandaj #meBedriHamzën i ribashkojmë forcat për t’ia rikthyer Mitrovicës shkëlqimin dhe dinjitetin!

Bashkohuni #meBedriHamzën

Koha