KFC
02LAJME

Bedri Hamza: Policia e Kosovës është bërë më e mira në rajon

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, përmes një postimi në facebook ka uruar Policinë e Kosovës për 22 vjetorin e themelimit të saj, shkruan Mitropol.

Hamza ka theksuar se Policia e Kosovës sot mbush 22 vite mirëpo tash e sa vite ajo është më e mira në rajon.

Medi

Ai ka theksuar se e ka mbështetur vazhdimisht Policinë e Kosovës edhe në kohën sa ka qenë pjesë e Qeverisë, teksa shtoi se me ardhjen në krye të Mitrovicës do të bashkëpunojë me ta për të siguruar rendin dhe sigurinë në qytet.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës sot i bëri 22 vjet, por ajo tashmë ka vite që është bërë më e mira në rajon. Si në rrethana të paqes, ashtu edhe në rrethana të jashtëzakonshme, policia mbetet adresa më e besueshme për qytetarët e Kosovës.

Që nga themelimi, nga çdo pozitë institucionale i kam mbështetur. Por, si kryetar i Mitrovicës, me bashkëpunim të përkryer, ne do ta bëjmë më të mirën e mundshme për rendin dhe qetësinë publike, për sigurinë e qytetarëve, për qytetin tonë. (Foto: www.kosovopolice.com)

Roadside