
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve, duke përcjellë një mesazh mirësie, respekti dhe bashkëjetese.
Hamza theksoi se Krishtlindjet janë një moment për t’u bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, si dashuria, solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin, duke nënvizuar se këto vlera e karakterizojnë shoqërinë tonë.
“Bashkë ecim përpara”, përfundoi ai mesazhin e tij urues.








