
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës sot ka nisur zyrtarisht fushatën për të parin e qytetit, shkruan Mitropol.
Hamza gjatë ditës vizitoi disa berberë në qytetin e Mitrovicës, të cilët i përgëzoi për angazhimin në aspektin profesional.
Ai shtoi se Mitrovicës i nevojiten edhe të rinj që kanë zanate, sepse vetëm kështu ngritet ekonomia dhe punësimi tek të rinjët e qytetit.
Postimi i plotë i Bedri Hamzës:
Të rinj, të vyeshëm e punëtorë.
Mitrovicës i nevojiten edhe shkolla profesionale, që të rinjtë të marrin zanate të ndryshme për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut.
Astriti, Arlindi, Shkëlzeni, Enesi dhe Emiri e mbulojnë koston e jetesës me zanatin e tyre. 👍








