
Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka përkujtuar Epopenë e Mazhiqit dhe rënien heroike të Avni Shabanit, Rifat Zenelit, Rabije Zenelit, shkruan Mitropol.

Hamza tha se këta persona u shquan për heroizmin dhe trimërinë që e treguan kundër forcave policore ushtarake serbe.

Bedri Hamza theksoi se dëshmorët janë heronjët e vërtet dhe të përjetshëm të shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot e kujtuam Epopenë e Mazhiqit dhe rënien heroike të Avni Shabanit, Rifat Zenelit dhe Rabije Zenelit. Ata u shquan për rezistencën dhe heroizmin e dëshmuar në këtë betejë kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Ushtarët e guximshëm të UÇK-së ishin kudo ku kërkohej mbështetja dhe kontributi i tyre. Kujtimi për të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët do të jetë i përjetshëm!








